58 vjeçarja Sharon Stone di si të duket gjithnjë në formë edhe kur ka veshur një fustan të thjeshtë të shkurtër që vë në pah këmbët e saj të gjata.
E shoqëruar nga djali 15 vjecar, Roan, teksa ecën rrugëve të Bevelry Hills-it, aktorja tregon një figurë mjaft elegante. Fustani i shkurtër i zbukuruar me lule të vogla, vetëm sa i ka shtuar më tepër sharm imazhit të saj.
Ylli i “Basic Instict” dhe djali i saj, duket se e kanë shijuar tërësisht momentin dhe kjo vihet re edhe në fyryrat e tyre të buzëqeshura gjatë gjithë kohës. Roan është më i madhi nga tre fëmijët e adoptuar të Sharon. Ajo dhe ish bashkëshorti, aktori Phil Brosnan, e adoptuan atë në 2000 dhe u ndanë 4 vjet më pas.