INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shanset për të marrë kredi janë rritur[VIDEO]

Publikuar më: 13:12 14-11-2017

Ulja e kredive të këqija në bankat e vendit me afro 10% ka rritur besimin e Bankës Qëndrore të Shqipërisë, që tashmë sipas saj qytetarët e kanë më të lehtë të marrin para hua. Mësohet se bilancet e pjesës më të madhe të bankave janë pastruar dhe gjendja e tyre është e shëndetshme. Ndaj dhe në këto kushte bankat kanë më shumë hapësira që të rifillojnë dhënien e kredive pas shumë protokolle e rregulla. 

Për këtë Banka e Shqipërisë thotë se i është drejtua bizneseve, duke iu thënë që të shfrytëzojnë mundësi për plane biznesi të mbështetura me financim, me argumentin se ka ardhur momenti që kredidhënia të zërë vendin që i takon në mbështetjen e ekonomisë, dhe se kjo kërkon profesionalizëm, energji, integritet e përkushtim.
Po gjithësesi një ditë më parë FMN nuk ishte shumë optimiste për strategjinë, që përdorin bankat në vendin tonë në lidhje me pastrimin e kredive të këqija. Pasi sipas FMN asetet që iu bllokohen borxhlinjve nuk shiten, por dhe gjykata e përmbaruesit vonojnë procedurat. Vetë një vit më parë bankat mundën të fshinin rreth 6% të totalit të kredive të këqija.

 

Article Logic
Execution time: 0.001971960067749