INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA: 16 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

SHBA: 16 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Publikuar më: 08:16 11-09-2017

Përkujtohet një nga sulmet më të mëdha të terroristëve në SHBA, 11 shtatori 2001. 16 vjet më parë avionët rrëzuan Kullat Binjake në New York.

Më 11 shtator të vitit 2001, 4 avionë pasagjerësh që u nisën nga aeroportet amerikane, u drejtuan nga 19 terroristë. Dy avionë “American Airlines Flight 11” dhe“United Airlines Flight 175’’ goditën kullën Veriore dhe Jugore, pikërisht Qendrën Botërore të Tregtisë në New York.

Brenda 42 minutash, të dyja kullat me histori 110-vjeçare u rrëzuan, duke përfshirë edhe kulla të tjera. Një avion i tretë u rrëzua mbi Pentagon ‘’American Airlines Flight 77’’, zyrtat e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Avioni i katërt ishte nisur fillimisht drejt Washingtonit, por ra në një fushë afër Shanksville, Pennsylvania, pasi pasagjerët menduan të sulmonin terroristët që e kishin marrë peng.

2996 persona humbën jetën nga sulmet, duke përfshirë edhe 19 terroristët. Sulmet u futën në incidentet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në botë për zjarrfikësit edhe policët me mbi 400 persona të lënduar dhe 72 të vrarë.

Sulmet në vitin 2001 i u kryen nga pjesëtarë të grupit terrorist Al Kaeda, ndërsa kjo ngjarje tragjike e shënoi fillimin e fushatës së përgjithshme amerikane dhe perëndimore kundër terrorizmit, e cila rezultoi me luftërat në Afganistan dhe Irak, me hapjen e burgut në Guantanamo, përforcim të masave të sigurisë dhe agjencive në favor të së drejtave të njeriut, me rritje të buxhetit ushtarak.

Lufta kundër terrorizmit ende vazdon, por Al Kaedan, lideri i të cilës Osama bin Laden është vrarë, e zëvendësuan degët e saj dhe Shteti Islamik, kundër të cilëve zhvillohen luftime në Lindjen e Afërt, në Siri dhe në Irak.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875