INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, agresori sulmit ithtar i ISIS, acarohet Trump: Mjaft me Lotarinë Amerikane

SHBA, agresori sulmit ithtar i ISIS, acarohet Trump: Mjaft me Lotarinë Amerikane

Publikuar më: 17:56 01-11-2017

‘Monstra e Halloween’ kështu e cilësuan mediat 29 vjeçarin me origjinë nga Uzbekistani i cili mbrëmjen e djeshme natën e festës së Hallowëen vrau të paktën 8 persona në New York duke rikthyer frikën e sulmeve terroriste.

Vetë agresori i cili u plagos nga policia u shpreh se ka vepruar për t’i shërbyer shtetit Islamik. Madje gjatë kohës kur ai hyri me kamion mes turmës së njerëzve mësohet të ketë bërtitur Allahu Ekber.

Edhe agjensitë e shërbimit e cilësuan ngjarjen një akt terrorist ndërsa vijojnë hetimet nëse i riu kishte bashkëpunëtor. Pranë furgonit të vogël që përdori për të përplasur kalimtarët në Nju Jork, janë gjetur blloqe të shkruara me dorë në gjuhën arabe, të cilat shfaqin besnikëri ndaj ISIS-it.

Në një letër në veçanti, Saipov ka shpjeguar se ishte ithtar i Shtetit Islamik.

29 vjecari i identifikuar si Sayfullo Saipov me origjinë nga Uzbekistani kishte mbërritur në SHBA në vitin 2010 dhe punonte si shofer.

Mes viktimave të sulmit më shumë drithëroi historia e 5 miqve argjentinas të cilët ishin mbledhur së bashku për të festuar përvjetorin e 30 të diplomimit të tyre.

Po një ngjarje e tillë e cilësuar si më vdekjeprurësja që prej 11 shtatorit ka ngjallur sërish debate sa I përket emigrantëve që hyjnë në SHBA.

Pas sulmit Presidenti Donald Trump kërkoi që në vend të shtohen masat e sigurisë sa i përket emigrantëve. Madje ai kërkoi më shumë shtrëngim për lotarinë amerikane kaq shumë e aplikuar në shumë shtete të botës. Manjati e arsyetoi vendimin e tij se agresori i New Yorkut kishte marrë kartën jeshile përmes lotarisë.

“ Nuk do ta lejojmë ISIS të hyjë e të dalë në vendin tonë. Tashmë mjaft”! shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Tëitter.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982