INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA akuzon Rusinë se po armatos talebanët afganë

SHBA akuzon Rusinë se po armatos talebanët afganë

Publikuar më: 11:01 23-03-2018

Forcat amerikane akuzojnë Rusinë se po armatos talebanët afgan. Në një intervistë ekskluzive për BBC Gjenerali John Nicholson tha se ai kishte parë "veprimtari destabilizuese nga rusët". Gjenerali deklaron se armët ruse u kontrabanduan në kufijtë e Taxhikistanit për talebanët, por nuk është në gjendje të thotë se për çfarë sasie bëhet fjalë. Rusia ka mohuar akuzat e tilla të bëra nga amerikanët në të kaluarën, duke përmendur mungesën e provave. "Ne degjojmë lajme të cilat po ekzagjerojnë rëndë numrin e luftëtarëve të ISIS (Grupit të Shtetit Islamik) këtu", tha gjenerali Nicholson për BBC News. "Kjo lajme përdoren si një justifikim për rusët që të legjitimojnë veprimet e talebanëve dhe të ofrojnë një farë mbështetjeje për ta. Ne kemi pasur tregime të shkruara nga talebanët që janë shfaqur në media për mbështetjen financiare të armikut. Udhëheqësit afganë na kanë sjellë armë në këtë selinë dhe na kanë treguar se rusët ua kanë dhënë talebanëve ", vazhdoi ai. "Ne e dimë se rusët janë të përfshirë”. Pjesa më e madhe e karrierës së gjeneralit Nicholson është shpenzuar në konfliktin në Afganistan. Ai u arratis nga vdekja kur zyra e tij në Pentagon u shkatërrua nga një prej avionëve të 9 shtatorit dhe që atëherë operacionet e SHBA-ve në Afganistan kanë formuar karrierën e tij. Ai beson se kjo përfshirje e drejtpërdrejtë ruse me talebanët është relativisht e re. Nicholson thotë se Rusia ka kryer një sërë ushtrimesh në kufirin afgan me Taxhikistanin. "Këto janë ushtrime kundër terrorizmit,por ne kemi parë modelet ruse më parë: ata sjellin sasi të mëdha të pajisjeve dhe pastaj lënë një pjesë të saj prapa"- thotë gjenerali Nicholson. Qëllimi është që këto armë dhe pajisje të tjera pastaj të kontrabandohen në të gjithë kufirin dhe me to të furnizohen talibanët. Gjenerali pranon se është e vështirë të përcaktohet se sa mbështetje Rusia po i jep luftëtarëve të shtetit islamik por zyrtarët e lartë të policisë afgane dhe figurat ushtarake i kanë thënë BBC se bëhet fjalë për mitralozë të mesëm dhe të rëndë, si dhe për armë të vogla.

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604