INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, debati më i ashpër televiziv mes Clinton dhe Sanders

SHBA, debati më i ashpër televiziv mes Clinton dhe Sanders

Publikuar më: 09:07 15-04-2016

Ka qenë dueli më i ashpër televiziv, ai mes Hillary Clinton dhe Bernie Sanders që nga fillimi i fushatës elektorale. Dhe nuk mund të ishte ndryshe pesë ditë para zgjedhjeve paraprake të Nju Jorkut. Një fitore që ish-Zonja e Parë, e cila sipas sondazheve është në epërsi me 17 pikë, mund të mbyllë thuajse diskutimet për kandidimin në kampin demokrat. Mësymja e Sandersit ishte shumë e ashpër, me akuzën ndaj Clinton se është financuar nga “ujqërit” e ‘Wall Street’.

Sanders e di që nuk është në avantazh dhe niset menjëherë në sulm, duke këmbëngulur mbi temën që ai e cilëson si më të rëndësishmen: “Milionerët nuk mund t’i blejnë zgjedhjet”. Ai ka drejtuar gishtin drejt Hillary-t, e akuzuar se ka marrë para nga ‘Wall Street’ përmes super komiteteve elektorale.

Këto janë të ashtuquajturit ‘Super Pac’, që kanë mbledhur me dhjetëra milionë dollarë nga ndërmarrjet e mëdha amerikane për të financuar fushatën e ish-Sekretares së Shtetit.

Por Hillary nuk është dakord dhe atmosfera në skenën e Navy Yard të Brooklyn ndizet menjëherë. Ajo mbrohet duke shpalosur curriculumin e saj si senatore e Nju Jorkut në fillim dhe si shefe e diplomacisë amerikane më pas, duke akuzuar kundërshtarin se po shtrembëron të vërtetën.

“Edhe Barack Obama, – ka kujtuar Clinton, – ka përfituar nga financimet e ‘Super Pac’, por pastaj kjo gjë nuk e ka penguar të bëjë reforma në ‘Wall Street’”.

Article Logic
Execution time: 0.0037257671356201