INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, dënohet narkotrafikanti famëkeq “El Chapo”...

SHBA, dënohet narkotrafikanti famëkeq “El Chapo”...

Publikuar më: 16:29 17-07-2019

Joaquin Guzman njohur ndryshe si "El Chapo", trafikanti më i famshëm meksikan i drogës në botë, u dënua nga një gjykatë e Nju Jorkut me burgim të përjetshëm për dhjetë akuza.

 Ai e quajti ndalimin e tij "torture psikologjike, emocionale dhe mendore”.

Dënimi gjithashtu përfshin një dënim shtesë prej 30 vjetësh.

Gjykatësi mori vendimin që ai të paguajë 12.6 miliardë dollarë, siç kërkoi prokuroria: një shumë që do të përbënte të ardhurat e trafikut të drogës në SHBA që menaxhohej nga karteli i tij para se të arrestohej.

"El Chapo", 62 vjeç, u shpall fajtor në shkurt me akuzat për trafikim të kokainës, heroines, marihuanës dhe vrasjeve të ndryshme konsideruar si shef i  kartelit Sinaloa, një nga organizatat më të mëdha dhe më të dhunshme të trafikimit të drogës në Meksikë.

Arrestuar në Meksikë, Guzman u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Në marrëveshjen e ekstradimit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, në 2017, mundësia e një dënimi me vdekje ishte përjashtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0016059875488281