INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA dhe aleatët provokojnë Penianin, në ndjekje të armëve bërthamore

SHBA dhe aleatët provokojnë Penianin, në ndjekje të armëve bërthamore

Publikuar më: 16:35 24-10-2017

Nuk ka paqe dhe diplomaci mes SHBA dhe Koresë së Veriut. Këtë herë ato që provokojnë janë Washingtoni, Japonia dhe Koreja e Jugut të cilat kanë ndërmarrë një mision dy ditor në gadishullin korean pikërisht në kufi me Korene e Veriut.

Një mision i cili ka për detyrë të gjurmojë armët bërthamore me të cilat Peniani kërcënon botën prej kohësh.

Zyrtarët ushtarakë të ekipeve të përbashkëta shprehen se e kanë ndërmarrë këtë nismë duke u nisur nga kërcënimi i Penianit i cili herë pas here nuk nguron të testojë raketa bërthamore.

Stërvitja kryesohet nga luftanija amerikane e ndjekur nga ajo koreanojugore dhe japoneze.Synimi shpjegojnë zyrtarët nuk është targetimi ë një objektivi të caktuar por shkëmbimi ë informacioneve mes tri anijeve. Por përtej fjalëve në çdo rast, çdo lëvizje e aleatëve nga Peniani është lexuar një provokim, i cili sigurisht ka patur pasoja.

Stërvitje të tilla duket se do të ndezin më shumë gjakrat në arenën ndërkombëtare teksa tensionet me diktatorin Kim Jong un përshkallëzohen.

Frika e aleatëve duket se është prezente në çdo kohë, pasi pas sanksioneve të reja të OKB-së Koreja e Veriut është zotuar se nëse preket sadopak do të shkatërrojë Washingtonin dhe aleatët e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0049588680267334