INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA dhe Evropa më së paku të prekura nga terrorizmi

SHBA dhe Evropa më së paku të prekura nga terrorizmi

Publikuar më: 11:21 24-08-2017

Sulmet terrroriste janë në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por këto rajone kanë pasur një përqindje të vogël të të vrarëve nga sulmet e këtilla vitin e kaluar, thuhet në një raport.

Ky raport i publikuar mbrëmë nga Universiteti Merilend, i bazuar në Të Dhënat Globale Terroriste, thotë se Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore, marrin pjesë me më pak se 1% në numrin prej 34,676 njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste në vitin 2016.

Më së shumti sulme vdekjeprurëse ka pasur në vendet siç janë Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria dhe Jemeni.

Sulmet nga ana e grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe aleatët e tyre, për të cilat ka shqetësime të mëdha në perëndim, ishin të fokusuara në Irak, Siri, Pakistan, Afganistan, Nigeri, dhe në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, të Azisë Jugore dhe të atyre afrikane, thuhet në raport.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875