INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, dorëhiqet kryetarja e demokratëve

SHBA, dorëhiqet kryetarja e demokratëve

Publikuar më: 12:52 25-07-2016

Tensionohet situata në kampin e demokratëve përpara Konventës që do të zyrtarizojë shpalljen e kandidaturës së Hilari Klintonit për presidente të SHBA-së.

Preisdentja e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, Deborah Vaserman Shulc, tha se do të japë dorëheqjen pas Konventës për shkak të debatit që shpërtheu pas publikimit të e-maileve të zonjës Klinton, të cilat kërcënojnë përpjekjet për unitet para Konventës.

E-mailet e publikuar nga “Wikileaks” pak ditë më parë, thonë se disa prej anëtarëve më të lartë të partisë janë përpjekur që të pengojnë fushatën e Berni Sendërsit, rivalit të Hilari Klintonit. Sendërs kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Shulcit, e cila tha se kishte biseduar me presidentin Obama dhe zonjën Klinton përpara se të merrte vendimin e dorëheqjes.

Ajo tha se i kishte përmbushur detyrat e saj përpara se të largohej.

Article Logic
Execution time: 0.003342866897583