INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA e Kina do nënshkruajnë marrëveshjen për klimën

SHBA e Kina do nënshkruajnë marrëveshjen për klimën

Publikuar më: 08:01 05-09-2016

Është hera e parë që Kina i hap dyert samitit të nivelit të lartë të G20 ku liderët botërorë janë mbledhur në një takim  dy ditor në Hangzhou, pjesë e provincës lindore të Zhejiang për të diskutuar sfidat më të mëdha globale. Presidenti kinez Xi Jinping çeli i pari fjalën në samit. Shtetet e Bashkuara dhe Kina, përgjegjëse të dyja bashkë për 40 përqind të emetimit të gazrave karbonike në Botë, kanë ratifikuar marrëveshjen për klimën të sigluar në Paris. Një veprim i tille është kryer pak përpara startit të Samitit të G-20 në qytetin e Hangzhu në Kinë.

Dhjetorin e vitit të kaluar, shtetet e zhvilluara ranë dakord të ulin emetimin e gazrave të dëmshëm për të frenuar rritjen e temperaturave. Marrëveshja e Parisit vlerësohet si jetike në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm pasi të ratifikohet nga të paktën 55 shtete, të cilët së bashku prodhojnë 55 perqind të garzave të dëmshëm në nivel global. Por në të vërtet ratifikimi nga dy gjigandet e ekonomisë botërore është hapi më i madh që e bën realitet zbatimin real të saj. Një veprim i tillë nga Kina dhe SHBA do të shërbeje edhe si një mjet presioni për vendet e tjera të G-20 për të shtyrë përpara drejt ratifikimit të marrëveshjes së Parisit. Hapi është përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban ki Mun, që ka vlerësuar presidentin Obama dhe homologun e tij kinez për lidershipin.

Article Logic
Execution time: 0.0023908615112305