INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA e shpalli ‘non grata’, Doshi: Vetting për politikën, të hetohet jeta e luksit…

SHBA e shpalli ‘non grata’, Doshi: Vetting për politikën, të hetohet jeta e luksit…

Publikuar më: 12:19 19-04-2018

Tom Doshi, të cilit pak ditë më parë iu ndalua hyrja në SHBA, bashkë me familjen, ka kërkuar vetting edhe për politikanët.

Në një deklaratë për mediat deputeti u shpreh se nëse bëhet vetting në politikë ikën gjysma e paralmentit.

“Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohet që te shkollimi i fëmijëve, i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve, te vilat, makinat, jeta luksit që bëjnë dhe ta shohin se si dalin”, tha Doshi.

Me 16 prill, Departamenti i Shtetit njoftoi se i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775