INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, i riu torturonte dhe vriste qentë, dënohet me 28 vjet burg

SHBA, i riu torturonte dhe vriste qentë, dënohet me 28 vjet burg

Publikuar më: 12:39 12-01-2016

Një i ri që vriste qentë dhe filmonte torturat që u bënte, dënohet nga autoritetet amerikane me 28 vjet burg. Gjithçka ka nisur më mbërritjen e policisë në një motel në SHBA. Agjentwt ishin telefonuar nga pronarët e motelit sepse njëri nga klientët nuk i lejonte që të bëheshin pastrime. Sapo hapet dera e dhomës, zbulohet edhe ngjarja makabre.

Dyshemeja ishte mbuluar e tëra me gjak. Në një qoshe, u gjet një qen i masakruar. Pas disa orësh, policia gjeti edhe katër koka qensh të fshehura në dhomën frigoriferike të motelit.  Autori i masakrës makabre ishte një student i psikologjisë nga Nevada, dhe u arrestua  nga policia. Në momentin e arrestimin, thoshte se nuk mbante mend asgjë nga tre javët e fundit sepse kishte marrë një dozë të konsiderueshme të të metamfetaminës.

Qentë i ishin dhuruar apo shitur nga persona që besonin tek ai. Jason Brown, ky është emri i vrasësit, i ka filmuar të gjitha skenat e torturës. Imazhet janë analizuar gjatë procesit të hetimit. Në një prej regjistrimeve, Jason dëgjohet duke thënë këto fjalë: “Chihuahua-t e bardhë dhe të vegjël janë të preferuarit e mi.

Nëse arrij që të kap njërin prej tyre, iu bëj një shëtitje në shtëpinë e torturave të Jason”. Gjykatësi Elliot Sattlere e dënoi kriminelin me 28 vjet burg, pa marrë parasysh faktin që ai ka qenë nën varësinë e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387