INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA i “tërheq sërish veshin” PD-së: Duhet të merrni pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit

SHBA i “tërheq sërish veshin” PD-së: Duhet të merrni pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit

Publikuar më: 20:38 29-03-2017

Zyrtari i lartë amerikan ka dhënë një tjetër “shuplakë” për opozitën shqiptare duke i bërë thirrje asaj që të mos bojkotojë zgjedhjet.

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për gazetaren Valjeta Kosumi e RTK, duke folur për situatën politike në Kosovë, i bëri thirrje edhe opozitës shqiptare që të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe të mos i bllokojë ato.

“Kjo është diçka për të cilën ne i inkurajojmë udhëheqësit në tërë rajonin, meqë ra fjala. Është shenjë shumë e mirëseardhur që disa shtete, Shqipëria për shembull - Shqipëria do të, do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj.

Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje në plotësi, jo që ti bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta.

Kur të vie koha - dhe për këtë ka orar sipas ligjit se kur duhet të mbahen zgjedhjet – ne shpresojmë se edhe në Kosovë zgjedhjet do të mbahen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Jo si shteg i ikjes dhe jo si mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë”, deklaroi Zv/sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676