INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA i vendos ultimatum Rusisë: Ndaloni sulmet në Siri ose shkëpusim marrëdhëniet

SHBA i vendos ultimatum Rusisë: Ndaloni sulmet në Siri ose shkëpusim marrëdhëniet

Publikuar më: 17:45 28-09-2016

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry i ka dhënë një mesazh shumë të fortë Rusisë sot lidhur me çeshtjen siriane. Kerry bëri me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Rusinë përgjegjëse për situatën e krijuar në Alepo për shkak të sulmeve kundër civilëve nga ana e regjimit sirian. Ai kërcënoi me dhënien fund të marrëdhënieve nëse Moska nuk merr masat e duhura për ndalimin e sulmeve në Alepo.

Sekreteari i Departamentit amerikan të Shtetit ia përcolli këtë mesazh ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Kerry informoi ministrin e Jashtëm rus, Lavrov se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiteshin të ndëprisnin bashkëpunimin dypalësh Uashington-Moskë për Sirinë… nëse Moska nuk merr masat e duhura për ndalimin e sulmeve në Alepo”, deklaroi zëdhënësi i i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219