Black Friday, e Premtja e zeze, që njihet si dita me e madhe e blerjeve, sapo ka arritur ne Amerikë.
Kjo është një traditë amerikane që përsëritet çdo vit kur e premtja e katërt e nëntorit një ditë pas ditës së falenderimeve sjell ulje dhe oferta në dyqane.
Uljet jane jo vetem reale por shume te medha ndaj të gjithë dynden për të blerë.
Dhe kjo black friday ka nisur si çdo vit me turma të medha njersish që presin në dyert e dyqaneve për të nisur blerjet.
Edhe pse një traditë amerikane "e premtja e zeze" ka zbritur në edhe Europe ku ofertat kanë zgjatur veç pak orë.
Pavaresisht se është një ditë e lumtur për bleresit “Black Friday” shpesh ka sjellë edhe viktima në njerëz.
Shtyrjet, sulmet dhe rrahjet janë bërë pjesë e zakonshme e kësaj feste të blerjeve