INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA ‘këmba këmbës’ pas të paprekshmëve të politikës dhe botës së krimit

SHBA ‘këmba këmbës’ pas të paprekshmëve të politikës dhe botës së krimit

Publikuar më: 08:46 20-08-2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK.

Me anë të një video-ilustrim në Facebook, ambasada e SHBA thotë se SPAK-u nuk do të kursejë askënd, përfshirë zyrtarët e lartë të shtetit, por edhe ish-zyrtarët. Ambasada shpreh bindjen se SPAK do të jetë i pakapur nga politika.

Postimi i ambasadës

Po pse nevojitet SPAK?
Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Çmimin e paguante gjithë vendi.
Po si e korrigjon këtë problem SPAK-u?
Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vetingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar. Prokurorët e posacëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717