SHBA tha se do të përdorë “forcë të konsiderueshme ushtarake” në Korenë e Veriut, nëse “i duhet”, pas testit të raketave me rreze të gjatë, shkruan BBC.
Duke përshkruar testin e fundit të raketave të Koresë së Veriut, si një përshkallëzim të mprehtë ushtarak, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha se SHBA do të paraqesë një rezolutë të re kundër Penianit.
Ambasadorja Nikki Haley gjithashtu kërcënoi përdorimin e kufizimeve tregtare ndaj koreano-veriorëve, nëse ata do të vazhdojnë testimin e raketave balistike.
“Nisja e testit të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), nga ana e Koresë së Veriut, të martën, ishte një mbyllje e shpejtë e zgjidhjeve të mundëshme diplomatike.Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin gamën e plotë të aftësive ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë“, tha ambasadorja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.