INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA: Nuk i tërheqim trupat nga Siria, pa u përmbushur këto 3 kushte

SHBA: Nuk i tërheqim trupat nga Siria, pa u përmbushur këto 3 kushte

Publikuar më: 08:34 17-04-2018

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley publikoi tre kushte për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. “Ne nuk do të tërhiqemi nga Siria përderisa nuk plotësohen tre kushtet. Nuk mund të lejojmë përdorimin e armëve kimike, organizata terroriste DAESH duhet të mundet plotësisht dhe duhet të sigurohemi se Irani nuk dominon në rajon”, bëri të ditur Haley. Ambasadorja amerikane vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bisedojnë drejtpërsëdrejti me regjimin aktual të Sirisë, Haley preku edhe në praninë ushtarake të ShBA-së në këtë vend”- njofton TRT. “Qëllimi është kthimi i trupave amerikane në vend, por pa arritur në tre objektiva nuk do të tërhiqemi nga Siria. Fillimisht nuk do të lejojmë përdorimin e armëve kimike dhe do të luftojmë për këtë. Organizata terroriste DAESH duhet të mundet plotësisht dhe e treta duhet të sigurohemi se Irani nuk dominon në këtë rajon”, bëri të ditur Haley.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277