INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA paralajmëron rënien e qeverisë në Shqipëri

SHBA paralajmëron rënien e qeverisë në Shqipëri

Publikuar më: 10:47 14-07-2016

Qeveria Shqiptare mund të rrëzohet. Kjo do të ndodhë nëse nuk miratohet reforma në drejtësi në 21 Korrik. Kështu shkruan prestigjiozja Amerikane “The Washington Post” në një shkrim me titull “Opozita Shqiptare kundër BE-së dhe rolit të SHBA-ve në procesin e vetingut”, thotë se dështimi i kësaj reforme do të sjellë pasoja të rënda në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
The Washington Post:
“Nëse paketa e reformës në drejtësi nuk miratohet më 21 korrik, mund të fundoset qeveria, mund të vonojë reformën për një vit dhe mund të shkaktojë zgjedhje të reja. Në fund të fundit, dështimi do të rezultojë me refuzimin e anëtarësimit në BE”.
Megjithëse faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol kyç në ecurinë e bisedimeve politike, “The Washington Post” shkruan se SHBA nuk arriti të bindë opozitën shqiptare që të japë konsensusin e saj për këtë reformë, edhe pse në Tiranë mbërriti Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland. Propozimi hibrit mori refuzimin e demokratëve, pasi opozita, thuhet në shkrim, nuk ishte dakord me idenë e vetingut ndërkombëtar.
The Washington Post:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian”.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715