INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA po ndërton superkompjuterin. Fuqia e tij do të jetë aq e madhe sa 160 superkompjutera së bashku

SHBA po ndërton superkompjuterin. Fuqia e tij do të jetë aq e madhe sa 160 superkompjutera së bashku

Publikuar më: 11:01 09-05-2019

Departamenti Amerikan i Energjisë në SHBA ka njoftuar se do të ndërtojnë superkompjuterin, më të shpejtin në botë dhe ky do të jetë gati për dy vite.

”Frontier” do të kushtojë mbi 600 milionë dollarë dhe do të jetë i përbërë nga sisteme të përpunimit jashtëzakonisht të avancuar të inteligjencës artificiale.

Sistemi kompjuterik i Frontier do të jetë 50 herë më i shpejtë se të gjithë ata që pretendohen sot se janë superkomjutera.

Për të kuptuar më qartë fuqinë e tij, kompania që do ta ndërtojë sqaron se Frontier do të ketë fuqinë e 160 superkompjuterëve së bashku.

Prodhuesit shprehen se superkompjuteri Frontier do të përdoret në përllogaritjet e avancuara në fushën e energjisë nukleare dhe do tju vijë në ndihmë studiuesve, të cilët do t’i përdorin fuqitë e kompjuterit për të çuar përpara njohuritë në shumë fusha, nga shkencat klimatike deri te gjenomika, fizika e deri tek strukturat nënatomike.

Frontier do të jetë i aftë të përballojë të dhëna 24.000.000 herë më shumë sesa shpejtësia mesatare e internetit të një shtëpie dhe të përpunojë 100.000 filma HD në një sekondë.

Super kompjuteri do të zërë një hapësirë prej 678 metra katrorë.

Ky sistem i fuqishëm komjuterik si Frontier, do t’i sigurojë një vendi si Amerika mundësinë për të udhëhequr botën në shkencë, duke përmirësuar mirëqenien e jetesës si dhe ekonominë. 

ffronitert.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717