INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, regjistrohen të shtëna arme në një spital, evakuuohen pacientët

SHBA, regjistrohen të shtëna arme në një spital, evakuuohen pacientët

Publikuar më: 17:17 08-08-2018

Disa të shtëna me armë janë regjistruar në një spital në Nju Jork, SHBA.

Sipas mediave ndërkombëtare të shtënat janë regjistruar në katin e katërt të spitalit, emri i të cilit nuk publikohet.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe autorët që kanë shkaktuar panik tek pacientët por jo vetëm.

Spitali ndërkohë është evakuuar, dhe u morën të gjitha masat për largimin e të pranishmëve.

”Ndonjëherë familjarët e pacientëve nxehen,” tha një punonjës i spitalit duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur ndonjë keqkuptim me ndonjë doktor.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541