INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, rrëzohet pr/ligji për armët

SHBA, rrëzohet pr/ligji për armët

Publikuar më: 14:35 21-06-2016

Senati amerikan hodhi poshtë propozimin e forcimit të kontrolleve mbi armët, përfshirë këtu edhe kufizimin e shitjes së tyre personave që figurojnë në listat e të dyshuarve për terrorizëm.

Votimi në dhomen e lartë të Kongresit u mbajt një javë pas vrasjes së 49 personave në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridës. Autori i sulmit ishte i frymëzuar, siç thuhet, nga ISIS.

Edhe pse demokratët folën për 15 orë rresht në Senat, ku dhanë argumente për miratimin e projektligjit, republikanët vazhdojnë të këmbëngulin se fokusi tek kontrolli i armëve është i gabuar.

Katër drafte u paraqitën në Senat, por anëtarët e tij ndoqën linjat partiake dhe bllokuan propozimet e njëri-tjetrit. Mosmarrëveshjet më të mëdha ishin mbi mënyrat e parandalimit të sulmeve të ngjashme me atë të Orlandos në të ardhmen.

Demokratët dhe republikanët janë të shqetësuar se sulmi i Orlandos nuk do të jetë i fundit në Amerikë dhe per momentin kjo është e vetmja pikë ku qëndrimet e të dyja palëve përputhen.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266