INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA: Rusia po përgatit një bombë nukleare për të shkaktuar cunam radioaktiviteti

SHBA: Rusia po përgatit një bombë nukleare për të shkaktuar cunam radioaktiviteti

Publikuar më: 15:00 03-02-2018

Pentagoni ka kryer teste të reja nukleare. Sipas prestigjiozes amerikane “Washington Post” e cila në artikullin e saj shkruan se strategjia e re nukleare amerikane e "epokës Trump" parashikon zhvillim e testimeve për prodhimin e bombave nukleare me peshë prej 1 tonë dhe me fuqi të reduktuar, për të kryer operacione ushtarake me numër të reduktuar viktimash.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, strategjia në fjalë bazohet në një vlerësim real të sigurisë botërore dhe në nevojën për të pasur një vështrim kritik në përdorim e armëve më shkatërruese të prodhuara ndonjëherë dhe gjithashtu në kujdesin e SHBA-së për mos të shkaktuar ndotje globale nukleare.

Jim Mattis, ministri i Mbrojtes Amerikane është shprehur: “Kjo strategji i përgjigjet shtimit të kapacitetit të armatimeve të ushtrisë Ruse, dhe strategjisë doktrinale të tyre”.

Bazuar në burimet e Inteligjencës Amerikane, zëvendësdrejtori i Strategjisë Amerikane, Greg Waver ka deklaruar se: “Kemi informacione se strategjia jonë është perceptuar nga rusët si një mënyrë për ti ndaluar definitivisht ata”.

Sipas Pentagonit, Moska po përgatit një bombë të re atomike të quajtur “Kanyon” një bombë nukleare me rreze të madhe, bomba më e madhe e krijuar nga kampi rus që prej vitit 1961, e cila sipas ekspertëve nëse vihet në përdorim do të ketë pasoja vërtet katastrofike për njerëzimin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041320323944092