Një 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në restorantin e një shkolle në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga të dhënat e para raportohet për katër nxënës të plagosur, por që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se 14-vjeçari autor i sulmit ishte nxënës në këtë shkollë, ndërsa u kap nga policia me ndihmën edhe të një qeni. Ai nuk i ka bërë ta ditura motivet për të qëlluar me armë në ambientet e shkollës, ku për pasojë plagosi 4 bashkëmoshatar të tij.
Nxënësit ishin duke ngrënë në momentin që 14 vjeçari nisi të qëllojë, ndërsa shprehen se ishte një skenë kaotike dhe ndodhi shumë shpejtë.