INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA sulmon një nga bazat e ISIS

SHBA sulmon një nga bazat e ISIS

Publikuar më: 17:51 01-08-2016

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Libi , pas një kërkese nga qeveria e mbështetur nga OKB - konfirmon Pentagoni.

Qeveria e unitetit të Libisë ka kërkuar sulme ajrore amerikane kundër ISIS në Sirte.

Këtë e ka deklaruar kryeministri i Tripolit Fayez Al Sarraj, duke konfirmuar se bombardimet e para tashmë janë bërë. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka theksuar se bombardimet kanë për qëllim t’i presin rrugën Kalifatit për “parajsa të sigurta” në Libi.

Sulmet kanë patur si shënjestër një fortesë të ISIS në Sirte. Këto sulme ajrore janë ndërhyrja e parë e forcave amerikane, në bashkëpunim me qeverinë libiane. Pentagoni njoftoi se sulmet, e autorizuara nga presidenti amerikan Barack Obama, kanë qenë në mbështetje të forcave qeveritare për të luftuar militantët. 

Fuqitë perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar nga  prania në rritje të Shtetit Islamik në Libi.

Në fjalimin e tij në televizion, Sarraj theksoi se sot forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër ISIS në Sirte, në përputhje me kërkesën e Këshillit Presidencial të qeverisë së unitetit kombëtar dhe në koordinim me “Dhomën Operacionale” në Bonyan të Marsous në Sirte.

Article Logic
Execution time: 0.0024070739746094