INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“SHBA-të nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë”

“SHBA-të nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë”

Publikuar më: 09:17 18-07-2019

Kriza politike është kthyer në pikën që nisi në muajin shkurt, kur opozita dorëzoi mandatet dhe doli në rrugë, me kërkesën për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimit të qeverisë teknike.  Në këtë kontekst, mesazhet e ndërkombëtarëve vijojnë, duke I kërkuar politikës shqiptare që të gjejë vetë zgjidhje.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka thënë se, “Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë. Zyrtari i lartë amerikan ka kërkuar që palët në Shqipëri duhet të përdorin institucionet për zgjidhjen e situatës aktuale. Sipas Reeker, “bojkoti nuk është ajo që SHBA-të duan të shohin dhe se situata duhet të zgjidhet brenda kornizave kushtetuese”.
“Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike. Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara”, tha zyrtari i lartë i DASH, duke i`u përgjigjur një pyetjeje të “Zërit të Amerikës”.
Komentet zyrtari i lartë amerikan i bëri të mërkurën në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213