INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, të shtëna me armë në drejtim të një kongresmeni, plagosen dy policë dhe ndihmësi i tij

SHBA, të shtëna me armë në drejtim të një kongresmeni, plagosen dy policë dhe ndihmësi i tij

Publikuar më: 14:36 14-06-2017

Deputeti republikan Steve Scalise ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me armë të ndodhur në një kamp baseball në Virxhinia të SHBA. Mediat raportojnë se krahas deputetit kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë mes të cilëve edhe dy agjentë sigurie.

Mediat raportojnë se deputeti është në gjendje të qëndrueshme. Në zonë ka forca të shumta policie ndërsa autori i dyshuar është nën kontrollin e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë qënë prezentë edhe shumë deputetë të tjerë. “Dëgjova 50-60 të shtëna.  Nëse nuk do të ishte për policisë doo të kishim vdekur të gjithë” shprehet një dëshmitar.

Deputeti Scalise 51 vjec përfaqëson shtetin e Luizianës dhe është një figurë e rëndësishme e partisë republikane. Ai është deputet prej viti 2008 është i martuar me dy fëmijë dhe është me origjinë italiane.

Article Logic
Execution time: 0.003399133682251