INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA tjetër kërcënim për diktatorin Kim Jong-un…

SHBA tjetër kërcënim për diktatorin Kim Jong-un…

Publikuar më: 08:24 22-05-2018

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence paralajmëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un që të mos përpiqet të mashtrojë Presidentin Donald Trump nëse ata takohen muajin e ardhshëm.

Pence tha se një lëvizje e tillë do të ishte një gabim i madh nga lideri koreano-verior. Komentet e Pence vijnë ndërsa mediat amerikane raportojnë se nënpunësit e administratës Trump po bëhen gjithnjë e më skeptikë për mundësinë e zhvillimit të takimit mes dy liderëve, megjithëse përgatitjet vazhdojnë.

Pence, në intervistën e tij për “Fox Neës”, tha se nëse Koreja e Veriut nuk bën një marrëveshje bërthamore, ajo mund të përfundojë si Libia, duke kërcënuar hapur regjimin e Penianit.

Ish-lideri i Libisë, Muamar Gadafi bëri një marrëveshje me Perëndimin në vitin 2003 për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe 8 vjet më vonë u vra nga rebelët që mbështeteshin nga Perëndimi.

“Ne shpresojmë për një zgjidhje paqësore. Presidenti është i hapur për zhvillimin e samitit dhe do të vazhdojë në këtë rrugë, pa ndryshuar pozicionin për çarmatosje të plotë bërthamore dhe pa hequr dorë nga fushata ekstreme e presionit që po ushtrojmë”, theksoi Pence.

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613