INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

SHBA u dorëzohet sulmeve natyrore. Kërcënimi i radhës për Karaibet, uragani Maria [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 18-09-2017

Një stuhi e fuqishme po shkon drejt ishujve Karaibe , dy javë pasi uragani Irma kaloi nëpër këtë rajon duke lënë pas shkatërrim. Qendra Kombëtare e Uraganit në Shtetet e Bashkuara paralajmëron se stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme. Maria pritet të bëhet një stuhi e rrezikshme e madhe, teksa u afrohet Ishujve në Karaibe. Ky uragan është duke lëvizur përafërsisht përgjatë së njëjtës rrugë si edhe Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj. Të dielën, Maria  ishte rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë. Pika më jugore e Ishujve Lliuord, ku Maria do të godasë së pari përfshin Antiguan dhe Barbudan. Ishulli i fundit u evakua pasi u shkatërrua nga Irma. Ekspertët kanë lajmëruar se valët e mëdha e shkatërruese do të rrisnin nivelin e ujit 1.5 deri në mbi 2 metër ndërsa do të godasin ishujt. Uragani pritet të arrijë edhe në ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së, si dhe Puerto Riko, ndërkohë që parashikohen edhe rreshje të dendura në këto zona, çka ka shtuar frikën e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të mëdha, të rrezikshme për jetën e njerëzve. Disa prej këtyre ishujve po rimëkëmben, pasi u goditën nga Irma,  stuhia e kategorisë pesë, e cila la të paktën 37 të vdekur dhe shkaktoi dëme miliarda dollarë. Një tjetër stuhi e fuqishme, uragani Harvey, goditi shtetin amerikan të Teksasit muajin e kaluar. Stuhitë shkatërrimtare që po godasin Amerikën njëra pas tjetrës, po lënë pas edhe një faturë të madhe financiare, duke e futur në kolaps tregun e sigurimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443