INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA ul ‘traun’ për emigrantët. S’ka azil për këdo që shkel kufirin në mënyrë të paligjshme

SHBA ul ‘traun’ për emigrantët. S’ka azil për këdo që shkel kufirin në mënyrë të paligjshme

Publikuar më: 09:35 09-11-2018

Administrata e Trump po ndërmerr një sërë nismash që ndalon hyrjen në SHBA të emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë mësohet se emigrantët e paligjshëm që hyjnë përmes kufirit jugor të SHBA nuk do të kenë të drejtën për azil, sipas një rregulli të ri", ka thënë administrata Donald Trump.
Nëpërmjet një njoftimi nga Departamentet e Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare, ku thuhet se 'vendimi do të ndalonte azilin për ata që shkelin ndonjë kufizim presidencial në hyrje'. Presidenti mund të ndalojë migrimin në "interesin kombëtar", thuhet në deklaratë.
Emigracioni ishte një fokus i madh në fushatën zgjedhore për Kongresin, të Presidentit Trump 2018.
Duke sulmuar shpesh një karvan të mijëra amerikanëve qendrorë që përshkonin rrugën e tyre në veri përmes Meksikës, Trump urdhëroi trupat në kufi dhe deklaroi se emigrantët ishin një “pushtim”. Nëse presidenti lëshon pezullimin ose ndalimin e hyrjes përmes kufirit amerikan / meksikan, ata që në mënyrë të paligjshme arrijnë të hyjnë në SHBA, nuk do të lejohen të aplikojnë për azil pasi të jenë atje.

Article Logic
Execution time: 0.0013129711151123