INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, Uragani “Hermine” godet Floridan

SHBA, Uragani “Hermine” godet Floridan

Publikuar më: 08:52 02-09-2016

Uragani Hermine ka arritur në pjesën veriore të Floridës, kështu duke u bërë uragani i parë që godet këtë shtet pas 11 vitesh, shkruan BBC. Hermine ka goditur bregdetin e Gulf në Floridë ditën e premte si një uragan i kategorisë së parë, duke sjelle një stuhi të fuqishme në këtë vend.

Guvernatori Rick Scott shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 51 qarqe, ndërkohë banorët po përgatiten për një stuhi të rrezikshme. Zyrtarët e shtetit Tallahassee, nga i cili duket se është drejtuar stuhia, thanë se të paktën 70.000 shtëpi janë në rrezik .

Zyrtarët e motit në Tallahassee paralajmëruan për rrezikun e përmbytjeve dhe u bënë thirrje njerëzve në qytet që të kalonin në vend më të lartë. Pamje nga “Cedar Key” të postuara në rrjetet sociale kanë treguar përmbytje të konsiderueshme në qytet.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083