INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA: Ushtari amerikan u dha informacione sekrete talibanëve

SHBA: Ushtari amerikan u dha informacione sekrete talibanëve

Publikuar më: 10:55 01-11-2017

Ushtari amerikan, Bowe Bergdahl, ka dhënë informacione “të arta” të inteligjencës për militantët talibanë, që e kanë mbajtur atë të robëruar në Afganistan për pesë vjet, kanë thënë dje zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Dy agjentë ushtarakë po dëshmojnë se Bergdahl i ndihmoi ata të kuptonin më mirë kryengritësit dhe u ofroi një "minierë ari" me informacion pasi u përdor në një shkëmbim të burgosurish. Agjentët u thirrën nga mbrojtja për të dëshmuar të martën në seancën e gjykimit të Bergdahl. Ai u deklarua fajtor për shpërdorim dhe sjellje të pahijshme para armikut ndërsa ishte në Afganistan në vitin 2009. Ai po përballet me dënimin burgim të përjetshëm. Agjentët thonë se informacioni që u dha nga ushtari amerikan do të ndihmojë në trajnimin e trupave se si të mbijetojnë në burgimet e ardhshme. Bergdahl u mbajt nga talebanët për pesë vjet. Duke folur në seancën e dëgjimit për caktimin e dënimit për këtë ushtar lidhur me akuza për dezertim, në një gjykatë ushtarake në shtetin, Karolina Veriore, analistja e inteligjencës, Amber Dach, e ka përshkruar gjendjen se si Bergdahl ka dashur t’i ndihmoj zyrtarët e inteligjencës sa ishte në një spital në Gjermani, disa ditë pasi ishte liruar nga talibanët, gjatë një këmbimi të të burgosurve, në vitin 2014. Megjithëse me zë të dobët, ai i kishte ndihmuar autoritetet. “Ai ishte shumë i motivuar për t’i dhënë të gjitha detajet që atij i kujtoheshin”, tha Dach gjatë dëshmisë së saj dhe ka shtuar se “ishte një minierë e arit”. Një zyrtar nga një agjenci ushtarake, që i ndihmon ish-ushtarët e zënë, tha se informatat të cilat ia kishte dhënë Bergdahl, ishin shumë të vlefshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168