INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA voton sanksionet ndaj Rusisë

SHBA voton sanksionet ndaj Rusisë

Publikuar më: 11:26 25-07-2017

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara pritet të votojë sot një ligj, i cili godet me sanksione të reja Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.

Masa dypartiake synon të ndëshkojë Rusinë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe për ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Rusia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mohon se zyrtarët e tij kanë bashkëpunuar me Moskën, shkruan Europa e Lirë.

Të hënën, Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim për sanksionet e propozuara nga SHBA-ja, duke thënë se ato mund të prekin projektet e përbashkëta të energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0044589042663574