INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, 'vritet' transgjinori emigrant i burgosur

SHBA, 'vritet' transgjinori emigrant i burgosur

Publikuar më: 09:23 31-05-2018
Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë akuzuar SHBA për "vrasjen institucionale" të një emigranti transgjinor që vdiq në paraburgimin amerikan duke kërkuar azil.
Roxana Hernandez, 33 vjeçare u mbajt nga autoritetet e emigracionit në New Mexico, kur ajo u sëmur.
SHBA thotë se Roxana Hernandez, e cila ishtee prekur me HIV pozitiv, është personi i gjashtë që vdes në një objekt burgimi emigrantësh gjatë tetë muajve të fundit.
Ajo kishte udhëtuar në një karvan të emigrantëve që përçmohen nga Presidenti Donald Trump.
 
Miqtë thonë se Hernandez ishte larguar nga dhuna, urrejtja dhe stigma në Amerikën Qendrore.
 
"Ajo pa në Shtetet e Bashkuara mundësinë për të filluar një jetë të re pa abuzime, rrezik dhe kërcënime", thuhej në një deklaratë e lëshuar nga një koalicion i grupeve të të drejtave të emigrantëve.
Pas aplikimit për azil në kufirin amerikan, zonja Hernandez u arrestua për dëbim, tha agjensia e Imigracionit dhe Doganave duke cituar dënimet e mëparshme në Teksas për vjedhje, prostitucion dhe hyrje të paligjshme në vend.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436