Shefi i CIA-s, John Brennan, ka thënë se grupi Shteti Islamik është një fenomen që “do të na sfidojë” për një kohë të gjatë. Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të pesë vjetorit të vrasjes së liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden.
Brennan tha për televizionin NBC se eliminimi i kreut të IS-it do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik. Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit është e panjohur. “Ai është i rëndësishëm, dhe ne do ta shkatërrojmë IS-in, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Brennan.
Forcat speciale amerikane e vranë Bin Ladenin më 2 maj të vitit 2011 në Pakistan. Brennan shtoi se grupi Shteti Islamik është i madh dhe nuk është “vetëm një organizatë, por është një fenomen”.