INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i FMN-së kritikon Kosovën: Skema e pensioneve për veteranët e luftës po rrezikon buxhetin

Shefi i FMN-së kritikon Kosovën: Skema e pensioneve për veteranët e luftës po rrezikon buxhetin

Publikuar më: 12:35 16-10-2018

Shefi i Fondit Monetar për Kosovë, Ruud Vermeulen kritikon skemat e reja sociale të qeverisë së Kosovës duke i konsideruar ato si të pakuptimta. Sipas tij buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Shefi i FMN  tha në një intervistë për Radio Europa e Lirë se, me trendet dhe presionin në rritje për të futur në zbatim skema të reja të pakuptimta kategorike sociale, qoftë për mësimdhënësit, policët, minatorët e Trepçës, e kështu me radhë, Kosova mund të jetë në rrugën e krijimit të një krize fiskale. “Kjo është natyrisht diçka që ne do të donim ta shmangnim”-thotë kreu i Fondit Monetar. Vitin e kaluar, Kosova shpenzoi diku 383 milionë euro për skemat sociale, 30 për qind më shumë se në vitin 2015. Dy të tretat e kësaj rritje kanë ardhur vetëm për shkak të skemës për pensionet e veteranëve të luftës. 13,300 veteranë të luftës kanë nisur të marrin pensione në pjesën e fundit të viti 2015 12,000 më shumë sesa ishin parashikuar në fillim të po atij viti. Ky numër shkoi në 36,000 në fund të vitit të kaluar. Sipas kreut të FMN-së për Kosovën, këtë vit, parashikohet që shpenzimet për skema sociale të shkojnë deri në mbi 400 milionë euro, një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth një e treta e kësaj rritje vjen sërish për shkak të skemës për veteranët e luftës meqë mbi 2000 përfitues të rinj janë shtuar këtë vit. “Nëse shohim përpara, buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera të pensioneve që janë duke u shqyrtuar”- deklaron Vermeulen.

Article Logic
Execution time: 0.0027909278869629