INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i ish-FBI-së sulmon Trump: Është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president

Shefi i ish-FBI-së sulmon Trump: Është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president

Publikuar më: 09:58 16-04-2018

Ish-drejtori i FBI-së James Comey deklaroi se Donald Trump është "moralisht i papërshtatshëm për të qenë president", pasi i trajton gratë si "copa mishi". Comey dha intervistën e tij të parë televizive që pas shkarkimit nga Presidenti Trump, vitin e kaluar. Ai i tha ABC News se Trump gënjen vazhdimisht dhe mund të ketë penguar drejtësinë. Orë përpara intervistës, presidenti vazhdoi ofensivën, duke e akuzuar ish-kreun e FBI për " gënjeshtra të shumta ". Comey tha për programin ABC 20/20 mbrëmjen e së dielës se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk është i përshtatshëm për të drejtuar SHBA-të. "Unë nuk u besoj gjërave të tilla, që ai është mendërisht i paaftë ose në fazat e hershme të çmenduri. Unë nuk mendoj se ai është i papërshtatshëm nga ana shëndetësore për të qenë president. Por besoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”-deklaroi Comedy. Ai shtoi se Presidenti amerikan duhet të përfshijë respektin dhe t'i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, gjë që është më e rëndësishmja për të vërtetën." Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë, "tha z. Comey.
Përplasja mes Trump dhe Coney
Ky është zhvillimi më i fundit në një grindje të gjatë midis dy burrave, i nxitur më tej nga publikimi që pritet ti bëhet librit me kujtime të shkruar nga ish-kreu i inteligjencës amerikane Comey “Një besnikëri më e lartë: E vërteta, gënjeshtra dhe lidershipi”. Ish shefi i FBI-së është duke bërë në një fushatë publiciteti për librin. Presidenti Trump ka thënë se "libri i shkruar keq" ngre "pyetje të mëdha". Ai gjithashtu sugjeroi që zoti Comey të burgoset, dhe në ditët e fundit filloi t'i referohej atij si një "top zhuli".

Article Logic
Execution time: 0.0018248558044434