IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Shefi i kërkon seks në makinë, 21-vjeçarja e transmeton live në FB [VIDEO]

Publikuar më: 09:58 04-08-2016

21-vjeçarja Makana Milho, që punon si pastruese tualetesh, thotë se punëdhënësi i saj Harold Villanueva, ndërkohë që e shoqëronte me makinë në punë, nisi t’i kërkonte favore seksuale.

Duke ndjerë rrezikun, vajza e frikësuar, që në fakt është transvestite vendosi të publikojë live bisedën në Facebook.

Në klipin e postuar në facebook në kohë reale dëgjohet Villanueva që i thotë Makana-s se ai mund të telefonojë një mik që t’i sjellë një kondom.

Ajo përgjigjet: “Nuk ndjehem rehat”. Por shefi pervers vazhdon të thotë se do të mbetej i kënaqur edhe nëse ajo thjesht do ta prekte në vendin intim dhe përveç kësaj t’i bëjë dhe seks oral.

Më pas dëgjohet se ai i thotë që nëse kryen marrëdhënie me të mund ta lërë të largohet nga puna më herët.

“Nëse jo do të të mbaj deri në orën 1 në punë,” thotë ai.

Pasi Makana i thotë se do të mendohet, dhe pas një pauze të gjatë në bisedën e regjistruar live në facebook, dhe vajza refuzon, shefi i kërkon që kjo bisedë të mbetet mes tyre.

Por në fakt videoja u pa nga më shumë se 200 mijë njerëz.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943