Shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti gjatë një komunikim me mediat ishte i prerë kur tha se gjatë festave nuk do të ketë asnjë tolerim për ata i japin makinës në gjëndje të dehur.
“Shërbimi i Policisë Rrugore Tiranë pas një plani masash ka planifikuar gjatë festave të fundvitit shërbime për mbarëvajtjen e aktiviteteve e ndërrimit të viteve për trafik normal të mjeteve. Gjatë kësaj kohe institucionet bëjnë festa, gjë që sjell konsumimin e pijeve alkoolike dhe duhet të keni më shumë kujdes në drejtimin e automjeteve. Festoni, por mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit. Do të ketë mbarëvatje të të gjitha aktiviteteve. Policia rrugore do të këshillojë dhe monitoroj, por nuk do të tolerojë shkeljet që kanë të bëjnë dhe me jetën e qytetarëve”, tha Ahmeti.