INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i stafit të presidentit për 'The Guardian': S' ka ndarje, vetëm korrigjim paqësor dhe njohje reciproke

Shefi i stafit të presidentit për 'The Guardian': S' ka ndarje, vetëm korrigjim paqësor dhe njohje reciproke

Publikuar më: 14:56 22-08-2018

Mediat ndërkombëtare pas një kohe të gjatë, e kanë rikthyer vëmendjen te dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e BE-së.
E përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian” në artikullin e saj ka thënë se marrëveshja në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë përfundimtare dhe historike, në mënyrë që t’i jepet fund një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjeve ndërmjet dy shteteve.
Duke cituar Bekim Çollakun, shefin e stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “The Guardian” ka thënë se të dy palët dhe bashkësia ndërkombëtare janë duke menduar intesivisht për të gjetur një zgjidhje kreative dhe të pranueshme për të dyja palët.
“Objektivi i Kosovës është i qartë: nuk ka ndarje sipas vijave etnike, por vetëm korrigjim paqësor të kufirit dhe njohjen reciproke“ Ai ka këmbëngulur se një zgjidhje e pranueshme reciprokisht “nuk do të destabilizojë rajonin dhe nuk mund të ketë ndonjë efekt domino.

Article Logic
Execution time: 0.0017180442810059