INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefja e diplomacisë në BE: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE për vitin 2018

Shefja e diplomacisë në BE: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE për vitin 2018

Publikuar më: 21:20 04-01-2018

Integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë në prioritetet e 2018-ës, prioritete që shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thotë se janë të mbartura që nga viti i kaluar.
”2017-a ishte vit i vështirë për botën, por edhe si gjithë vitet e tjera, edhe ky vit na solli momente dhe gjëra të mira, gjëra të arritura me vendosmëri, energji dhe punë të madhe në ekip”, shkruan Mogherini.

Një vend të veçantë Mogherini i kushton edhe Ballkanit Perëndimor.
”Nuk ishte një vit i lehtë për Balkanin. I vizitova të gjashtë kryeqytetet e rajonit në disa prej momenteve më të vështira, në disa raste gjatë krizave të thella politike. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe punës së madhe që kryem së bashku, këtyre krizave iu është dhënë një drejtim dhe shumica janë zgjidhur”, shkruan Mogherini.

”Rruga drejt reformave ka rifilluar (pavarësisht se ka shumë punë për të bërë) dhe busulla e integrimit të Bashkimit Evropian po tregon rrugën. Viti 2018 do të jetë një vit thelbësor për konsolidimin dhe bërjen e këtij rrugëtimi të pakthyeshëm. Do të sillte rezultate të rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën në tërësi”, thekson ajo, njofton atsh.
Në listën e proriteteve, Mogherini rendit edhe migrantët afrikanë, mbrojtjen e marrëveshjes me Iranin, Evropën e bashkuar për çështjen e Jeruzalemit, trajnimin e rojave bregdetare libiane, të ardhmen e Sirisë, partnershipin me Evropën Lindore, refugjatët rohingya apo historinë e ushtarëve-fëmijë të Kolumbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162