INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefja e Epidemiologjisë jep lajmin e mirë: 'Nga nesër nis testimi i ri për ‘Covid-19’, njerëzit me imunitet të fortë do i rikthehen jetës normale ...'

Shefja e Epidemiologjisë jep lajmin e mirë: 'Nga nesër nis testimi i ri për ‘Covid-19’, njerëzit me imunitet të fortë do i rikthehen jetës normale ...'

Publikuar më: 21:29 06-04-2020

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është shprehur se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të vdekjeve nga të prekurit me virusin ‘Covid-19’.

Në një intervistë për ‘Ilva Now’, Eugena theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien. Gjithashtu ajo tregoi se shumë shpejt Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.
“Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar. Komiteti teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proçes do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi znj. Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.
Nuk dihet ende mënyra ekzakte e proçedimit, megjithatë pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes. Nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar ‘Covid-19’ pa simptoma

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385