INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefja e Infektivit: “Të infektuarit brenda spitalit janë në gjendje të rëndë! Të rinjtë po e çojnë virusin te moshat e treta”

Shefja e Infektivit: “Të infektuarit brenda spitalit janë në gjendje të rëndë! Të rinjtë po e çojnë virusin te moshat e treta”

Publikuar më: 14:26 17-06-2020

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka tërhequr vëmendjen sot me një thirrje publike drejtuar qytetarëve për të respektuar distancën sociale dhe masat higjieno sanitare.

Ajo ka folur edhe për gjendjen aktuale të pacientëve të shtruar, një pjesë e madhe e të cilëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa pjesa tjetër në terapi intensive.

Najada Çomo shpreh shqetësim për faktin që shumë të rinj po e çojnë virusin te moshat e treta duke i infektuar ato dhe rrezikuar jetën e tyre.

Mes të tjerave ajo bën thirrje për vendosjen e maskës në publik, në të kundërtën do të kemi shumë të infektuar.

”Numri i pacientëve të shtruar në shërbim ka ardhur duke u shtuar. Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, një pjesë në terapi intensive. Ajo që dua të thekson është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer sigurisht. Por keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Ju bëni hapi që të kujdeseni sa më shumë, në të kundërtën në Shqipëri do të kemi një numër të shtuar të personave. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë moshat e reja që e çojnë tek të tjerët duke e çuar te moshat e treta. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”, tha Çomo

 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941