INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefja e ONM-së takim me opozitën, kërkon dialog, reagon Rama: Kush iku nga Kuvendi…

Shefja e ONM-së takim me opozitën, kërkon dialog, reagon Rama: Kush iku nga Kuvendi…

Publikuar më: 13:46 05-04-2019

Ndërkombëtarët edhe njëherë bëjnë thirrje që palët politike në vend të bëhen bashkë për të mirën e vendit.

Në një postim në rrjetin social tëitter delegacioni BE bën me dije se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të opozitës për të diskutuar në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin duke kërkuar dialog.

“Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz u takua me përfaqësues të opozitës për t'u njohur me qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019"shkruhet në postimin në rrjetin social.

Në takimim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor Genoveva Calavera dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca morën pjesën dy ish-deputetët e LSI Silva Caka dhe Klajda Gjosha bashkë me dy ish-deputetë në radhët e PD, Aldo Bumci dhe Oerd Bylykbashi.

Ditën e djeshme Calavera e cila është njëkohësisht edhe shefja e ONM në Tiranë u takua me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të diskutimeve ishte pikërisht reforma në drejtësi.

Pas mesazhit të BE që bën thirrje për dialog ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili përmes një postimi në rrjetin social tëitter duket se i shtrinë dorën opozitës por vetëm për reformën zgjedhore.

Rama Twitter

Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë!

Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!

rama_twitter.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432