INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefja e ONM-së: Vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar

Shefja e ONM-së: Vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar

Publikuar më: 10:07 09-08-2019

Shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për Zërin e Amerikës, është shprehur se vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar.

Ajo mohoi se procesi i vettingut të jetë nën ndikime politike, dhe nënvizoi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

‘’Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vettingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm’’, shprehet Calavera.

Shefja e ONM është e bindur se proçesi i vettingut ka dhënë një measzh të fortë për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

‘’Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethënëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin’’, thekson Calavera.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026.

Vettingu ka larguar nga detyra 74 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa 39 kanë dhënë dorëheqje.

Në total 113 prokurorë dhe gjyqtarë i mungojnë sistemit dhe për rrjedhojë dy gjykatat, ajo Kushtetuese dhe e Lartë s’mund të marrin vendime për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396