Deputeti i partisë demokratike, Agron Shehaj nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook ka akuzuar LSI se po bëhen pjesë e "thesit".
"Socialistët janë mjeshtra të blerjes së votës", shkruan ai.
Reagimi i tij ka ardhur pas miratimit të buxhetit për kryeqytetin.
"LSI bashkoi votat me PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këta e kanë mendjen vetëm tek thesi. Socialistët mjeshtra në blerjen e votës. Por opozita nuk është pazar!" shkruan Shehaj