INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehi zbulon hapin e radhës të Presidentit Meta, pritet datë e re për zgjedhjet

Shehi zbulon hapin e radhës të Presidentit Meta, pritet datë e re për zgjedhjet

Publikuar më: 12:20 27-06-2019

Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi pas takimit me Presidentin Meta zbuloi hapin e radhës nga ana e kreut të shtetit. Ai tha se në bisedimet me Metën u deklarua qartë se 30 qershori nuk është një datë e ligjshme për zgjedhjet. Ai shtoi se gjatë mbrëmjes mund të pritet që Meta të dalë me një dekret tjetër me datën e re të zgjedhjeve. 

“Diskutuam për situatën, e cila siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen. Besoj se do bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjes. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka”, u shpreh Shehi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028929710388184