INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehu: Këngë e valle në Greqi, por asgjë e re nga Fronti Perëndimit

Shehu: Këngë e valle në Greqi, por asgjë e re nga Fronti Perëndimit

Publikuar më: 18:09 12-11-2017

Ndërsa Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është në Greqi dhe po flitet për bisedimet dhe vallet në Kretë me homologun Nikos Kotzias deputeti i PD Tritan Shehu në një postim në rrjetin social facebook shprehet se nuk ka asgjë të re nga bisedimet dhe se ministri grek mori atë që deshi.

Duke u bazuar në librin e Remarque “Asgjë e re nga Fronti I Perëndimit’ Shehu shhkruan se nuk është bërë asnjë njoftim substancial zyrtar për ecurinë.

« ASGJE TE RE » NGA KRETA!!
Titulli i Remarque « Asgje te re nga Fronti i Perendimit », i pershtatet « Takimit te Kretes ».

Mbas reth 48 ore biseda te paraprira nga trumbeta propagandistike, midis Zz. Kotzias e Bushati, mbas disa kengeve, valleve e darkave aty, Ministria e Jashteme e Shqiperise nuk ka bere asnje njoftim substancial zyrtar per ecurine.

I vetmi burim zyrtar informacioni eshte njoftimi i pare i Ministrise se Jashteme te Greqise, i cili edhe “midis rreshtave” nuk trasmeton asnje mesazh konkret.
Mendoj se takimet jane gjithmone pozitive, por ashtu sic e kam thene edhe ne Komisionin e Jashtem nuk kisha ndonje pritshmeri konkrete kete here

CESHTJET ME GREQINE DUHET E MUND TE ZGJIDHEN DUKE U PERBALLUAR ME SERIOZITET, RINOVUAR TRAKTATIN E MIQESISE SE 1996, QE I HAP RRUGE KESAJ:
Per levizjen e lire duhet te punohet menjehere per tejkalimin e ceshtjes se toponimeve.
Per pronat duhet te aktivizohet komisioni i parashikuar ne Traktat.
Per ceshtjen e “Ligjit te Luftes” dhe kufijve tokesore duhet mbeshtetur perseri ne ate Traktat.
Per Mareveshjen Detare duhet punuar mbi modelin e perpareshem te saj.
NDRYSHE DUKE ECUR ME “HAPA TE SHKURTERA”, SIC DEKLAROI BUSHATI NE KOMISION, DO TE NGELIM GJATE KETU KU JEMI.
Ndersa Ministri Kotzias ne fakt mori ate qe i nevojitej nga ai takim.’ shkruan në FB deputeti i PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381