Ditët e ftohta të dimrit kalohen më së miri me muzikë të bukur. Në playlistën tuaj, tashmë mund të shtoni edhe “Shekulli XXI”, projektin muzikor të publikuar më 14 shkurt nga dy këngëtarët e rinj Franko dhe Ledian. Projekti është publikuar në platformën e Youtube me videoklip dhe në thelb përmban një histori ndarjeje dhe pjesë të realitetit ku ne jetojmë, që shpeshherë ndjenjat shpërfillen duke kërkuar gjërat materiale.
Pjesa e parë e këngës bën një përshkrim të kohës së shkuar dhe pjesa e dytë një kontrast me të tashmen. Videoklipi është xhiruar në fshatin turistik të Dardhës, ku bora dhe imazhet piktureske me ngjyrën e ftohtë i japin jetë tingujve muzikorë.